Sot (e martë) do të bëhet hapja zyrtare e “AC Milan Junior Camp” në Kampin Nacional në Hajvali me fillim nga ora 18:00. 

Kampi do të ofrojë trajnime të nivelit më të lartë për vajzat dhe djemtë e të gjitha komuniteteve, nën përkujdesjen e pesë trajnerëve profesionistë të AC Milan, të cilët vijnë në Kosovë për të ndarë përvojën dhe metodologjinë e tyre me gjeneratën e ardhshme të futbollistëve. 


Bashkë me ta do të jenë edhe 12 trajnerë nga Kosova që do t’i mbikëqyrin 200 fëmijë. 

Ky bashkëpunim është një hap i madh për futbollin kosovar dhe një mundësi e artë për të rinjtë e kryeqytetit që të mësojnë nga më të mirët dhe të zhvillojnë potencialin e tyre sportiv. 

Pse të merrni pjesë? 

Mësim nga trajnerë profesionistë të AC Milan

Përmirësim i aftësive teknike dhe taktike

Mundësi për të zhvilluar talentin dhe pasionin për futbollin 

Pjesëmarrje në një kamp ndërkombëtar me standarde të larta 

Ky kamp është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë kosovarë që të përjetojnë një eksperiencë të paharrueshme në një mjedis profesional dhe mbështetës./Telegrafi/

telegrafi sport app