Sot 525 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.858 testime për COVID-19, ndërsa 525 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 268, Kumanovë - 40, Strumicë - 27, Shtip - 25, Manastir - 23, Ohër - 17, Veles dhe Shën Nikollë - nga 16, Kavadar - 15, Kërçovë - 14, Prilep dhe Koçan - nga 10, Kriva Pallankë - 9, Gjevgjeli - 6, Struga - 5, Tetova dhe Radovish - nga 4, Negotinë - 3, Gostivar, Berovë, Valandovë dhe Kratovë - nga 2, Resnja, Vinica, Probishtipi, Demir Hisari dhe Demir Kapija - nga 1.
Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 18 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, prej të cilëve gjashtë kanë ndërruar jetë në periudhën prej 22.08.2021 deri 19.09.2021, por që janë regjistruar sot përmes sistemit "Termini im".
Ndërsa në 24 orët e fundit si pacientë të shëruar janë regjistruar 449.
Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 189.159, prej të cilëve 170.395 janë shëruar, ndërsa 6.557 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (24 shtator) është 12.207./Telegrafi/

















































