Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.791 testime për coroanvirus, ndërsa 386 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja, në Shkup janë 205, Kumanovë - 25, Manastir - 18, Veles dhe Shtip - 16, Kriva Pallankë - 15, Strumica - 11, Ohër - 10, Tetovë dhe Prilep - nga 9, Shën Nikolla - 8, Kërçovë, Koçan dhe Gjevgjeli - nga 6, Valandova - 5, Kavadar dhe Radovish - nga 4, Probishtipi dhe Kratova - nga 3, Vinica dhe Makedonska Kamenica - nga 2, Gostivari, Bogdanci dhe Demir Hisar - nga 1.


Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa janë regjistruar edhe 8 pacientë të tjerë, të cilët kanë vdekur nga data 20.09.2021 deri 03.10.2021.

Kurse Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 529 pacientë të shëruar.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 194.231, prej të cilëve 176.807 janë shëruar, ndërsa 6.799 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (8 tetor) është 10.625./Telegrafi/