Sot 21 vjet më parë, Del Piero shënoi atë që quhet ‘la pennellata’ – golin nga “goditja e pamundur” (Video)
Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, gjatë karrierës së tij mbresëlënëse ka shënuar shumë gola të bukur dhe disa sosh kanë hyrë në histori.
Një nga golat më të bukur e ka shënuar pikërisht më 18 tetor të vitit 1995 kundër Rangers. Ishte ndeshja e fazës grupore të Ligës së Kampionëve, në të cilën Zonja e Vjetër luante si vendas.
Në minutën e 23-të u akordua një gjuajtje e lirë indirekte nga një kënd thuajse i pamundur, por jo për sulmuesin legjendar.
Del Piero ia doli që ta dërgonte topin në këndin tjetër të portës, transmeton Telegrafi. Juve e fitoi me rezultat 4-1 atë ndeshje.
Fabrizio Ravanelli i shënoi dy gola të tjerë për Bianconerët në atë ndeshje, ndërsa një gol e shënoi edhe Antonio Conte. Golin e vetëm për Rangers e realizoi Richard Gough.





























