SOT

Poezi nga: Billy Collins
Përktheu: Irena Dono
Nëse do të kishte ndonjëherë një ditë pranvere kaq të përkryer,
Kaq të begatuar herë-herë nga një fllad i ngrohtë,
që të bën të duash të brofësh
e të hapësh të gjitha dritaret në shtëpi
dhe t’i heqësh rrezen kafazit të kanarinës,
ta shqyesh me plot gojën derën e vogël nga shtalka e saj.
Një ditë kur shtigjet e freskëta me tulla
dhe kopshti që shpërthen në bozhure
duken kaq të përvijuar në dritën e diellit
sa ndien dëshirën të marrësh
një çekiç prej qelqi sa pesha e një letre
në tryezën e fundit të dhomës së ndenjjes,
dhe t’i bësh banorët të dalin
nga shtëpiza e tyre e mbuluar me dëborë,
duke u mbajtur për duarsh
dhe duke hedhur një vështrim të shpejtë
në këtë kubé të madhe me ngjyrë blu dhe te bardhë;
E, pra, sot është vetëm ajo lloj dite.
















































