Sorensen takon ambasadorin e Kosovës në Bruksel, flasin për dialogun
Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar sot me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Ky i fundit në një postim në platformën X ka thënë se mezi pret bashkëpunimin me BE-në për formësimin dialogut të normalizimit Kosovë-Serbi, për siç ka thënë ai, të përqendruar në njohjen reciproke dhe hapjen e plotë të rrugës së Kosovës drejt integrimit të shpejtë dhe të bazuar në merita në BE.
E për këtë takim në platformën "X" ka shkruar edhe Sorensen, i cili e ka vlerësuar të mirë takimin me Bajramin, teksa ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























