LAJMI I FUNDIT:

Sonte rikthehet ‘Ushtria e Ui Tomasit’ në teatrin e Tetovës (Foto/Video)

Sonte rikthehet ‘Ushtria e Ui Tomasit’ në teatrin e Tetovës (Foto/Video)

Sonte në ora 19:00, në Teatrin e Tetovës do të ‘zbres’ shfaqja ‘Ushtria e Ui Tomasit’ në regji të Qëndrim Rijanit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është një shfaqe teatrore e punuar mbi veprёn “Togeri nga Inishmuri” nga autori Martin Mc Donagh, e cila sonte përsëri rikthehet para publikut tetovar.

Qëndrim Rijani më herët ka folur ekskluzivisht për Telegrafi Maqedoni rreth shfaqes dhe mesazhit që përcjell kjo vepër.


‘Ushtria e Ui Tomas-it ёshtё shfqje teatrore e punuar mbi veprёn “Togeri nga Inishmuri” nga autori Martin Mc Donagh, vepёr kjo mbi tё cilёn jemi munduar tё zbёrthejmё dhe trajtojmё disa tema dhe pikpyetje, gjegjёsisht shqetёsime problematikash shoqёrore qё e preokupojnё mesin tonё jetёsorё. Ideali mbi interesat personale apo interesat personale mbi idealin!? Familja mbi shoqёrinё apo shoqёria mbi familjen!? Kauza pёr çlirimin e vendit nga e keqja apo kultivimi i sё keqes brenda popullit nё emёr tё kauzёs pёr çlirimin e vendit!? Dashuria mbi qёllimin e pastёr, apo dashuria pёr mё tё fortin!? Autoriteti si forcё apo forca e autoritetit!? Kёto nё fakt janё vetёm disa nga pikpyetjet tё cilat jemi munduar t’i ngrisim pёrballё publikut i cili besojmё qё do tё ketё mundёsinё tё ju japё pёrgjigje nё duartrokitjen e fundit’, shprehet Rijani për Telegrafi Maqedoni.

Për këtë shfaqe ka punuar trupa teatrore e Tetovës edhe atë në rolet kryesore: Muzafer Etemi, Petrit Neziri, dhe Arsim Fazlia, kurse në rolet tjera Blerim Ismani, Sabina Memishi, Arsim Kaleci, Ermal Çanga, Sokol Hajrullai, Berat Mahmuti, Shkumbin Zeqiri. Regjisor: Qëndrim Rijani, ass. regjisor: Petrit Neziri, kostumografe: Edlira Qyshka, skena & efektet: Medina Hoxha, muzika: Fatos Lumani.

Çmimi i biletave është 100 denarë, kurse për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme është 50 denarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori