LAJMI I FUNDIT:

Sonte koncerti i Dua Lipës, policia tregon për masat e sigurisë

Sonte koncerti i Dua Lipës, policia tregon për masat e sigurisë

Këngëtarja shqiptare me famë botore, Dua Lipa, do të mbajë sonte koncertin e saj në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Për sigurinë e Duas dhe të gjithë atyre që do ta ndjekin këngëtaren për sa afërmi në debutimin e saj janë angazhuar një numër i madhe i pjesëtarëve të policisë.

Intervista ekskluzive e këngëtares me famë botërore Dua Lipa (Video)
Lexo po ashtu Intervista ekskluzive e këngëtares me famë botërore Dua Lipa (Video)

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se policia e Kosovës ka marr të gjitha masat e nevojshme.


“Policia e Kosovës, sa i përket detyrave dhe autorizimeve ligjore nga aspekti i sigurisë ka ndërmarr, të gjitha veprimet e mundshme operacionale dhe koordinuese, duke bashkëpunuar me organizatorët dhe akterët tjerë të përfshirë në këtë eveniment. Policia ka angazhuar numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policor për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë, si dhe për të menaxhuar me situatën e sigurisë dhe të trafikut, që nga fillimi e deri në përfundim të koncertit”, është shprehur zëdhënësi Daut Hoxha.

Ja reperët që do të performojnë në after-partyn e koncertit të Dua Lipës (Foto)
Lexo po ashtu Ja reperët që do të performojnë në after-partyn e koncertit të Dua Lipës (Foto)

Në këtë koncert Dua Lipa, pritet të këndoj këngët e saj, të cilat tashmë janë bërë hite në të gjithë botën dhe po ashtu ka paralajmëruar se do të këndoj disa këngë të reja pjesë nga albumi i saj që do të vijë së shpejti./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

Magazina
Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Magazina
Kalo në kategori