Në edicionin e sivjetë të Top Fest, këngëtarja Soni Malaj, na sjell ca ritme kubane, tinguj diskoteke dhe plot energji. Energji, që vetë ajo ka si qëllim ta depërtojë edhe nëpër diskotekat, ku përshtatet më së shumti kënga e saj e re. Në fakt, gjithë këtë periudhë këngëtarja e ka kaluar mes punës për këngë dhe materiale të reja, koncerte e pse jo, edhe një album së shpejti. Ndërkohë, një këngë verore që do të lansohet në qershor, është puna e saj tashmë e realizuar.
Soni, sapo keni prezantuar këngën tuaj të fundit. Mund të na tregoni disa detaje rreth saj?
Soni: Këtë vit marr pjesë për të tretin vit në Festivalin Top Fest, jam përpjekur gjithmonë të vij ndryshe dhe këtë herë kam ardhur me një këngë energjike, ritmike, klub, do jetë shumë e dëgjuar dhe e kërcyer nëpër diskoteka. Nuk është një këngë që të vë në mendime, por një këngë që kur e dëgjon, të bën ta kërcesh dhe të argëtohesh. Autorët janë kompozitori Artan Kastrati, me të cilin kam bashkëpunuar dhe tek “E vogla”, “Një me dy” dhe tekst-shkruesja është Rozana Radi. Bën fjalë për dalje në diskotekë të një vajze që hyn dhe që tërheq vëmendjen e dikujt. Kur shkon në diskotekë, normalisht do të ndodhin dhe takime, flirte. Dhe kjo vajzë takohet me një djalë kur muzika është në kulm dhe që kanë dëshirë të argëtohen, por që djali ka mendjen që të gjuajë vajzën dhe ta propozojë, ndërkohë që ideja e vajzës është vetëm për t’u argëtuar dhe gjithçka të mbarojë aty. Shpresoj që kjo këngë do të pëlqehet, sigurisht kjo është një këngë për grupmoshat e reja, jo për çdo grup moshe, por gjithashtu uroj që të pëlqehet pasi është mjaft ndryshe. Së bashku me kompozitorin jemi munduar që të alternojmë tingujt e diskotekës me një muzikë që anon pak tek ajo kubane të regatonit, por nuk është një regaton i mirëfilltë, është një përzierje. Shpresoj që të pëlqehet shumë dhe të kthehet pse jo, në një këngë hit vere. E meqë i paraprijmë dhe verës, kjo këngë do të jetë enkas për këtë sezon.
Duke parë edhe konkurrentët e tjerë, pretendoni për një çmim?
Soni: Të them të drejtën, unë i kam ndjekur këngët dhe ka pasur këngë shumë të bukura, por nuk është se jam nisur me idenë për një çmim. Por, për të bërë një këngë që të pëlqehet nga të gjithë dhe të kthehet në hit nëpër diskoteka. Unë në koncertet e mia dua të performoj duke kërcyer dhe të jap gjallëri në skenë me këngën.
Po realisht, sa e joshur jeni nga çmimet?
Soni: Çmimi normalisht është edhe finalizimi i punës, që do të thotë se ke bërë një punë të mirë dhe vlerësohesh për këtë gjë dhe normalisht i gëzohem, nuk është se e refuzoj (qesh). Çdokush është i tunduar nga kjo gjë, çdo këngëtar në vetvete pretendon për një çmim, por ky është edhe një mendim paksa subjektiv, sepse kënga e vet i duket më e mira, sikur ke dalë shumë mirë, por në të vërtetë, nëse vërtet është sadopak e mirë dhe është pëlqyer, atëherë kjo finalizohet me një çmim.
Ju merrni pjesë rregullisht nëpër festivale, ka pasur raste që jeni zhgënjyer duke mos ju vlerësuar?
Soni: Deri tani nuk kam pasur ndonjë zhgënjim. Them jo, pasi jo se të gjitha herët jam vlerësuar, por që në rastet që s’jam vlerësuar do të thotë se nuk e kam merituar. Kjo nuk do të thotë që unë kam ngelur e zhgënjyer. Mund të ketë qenë ndonjë mërzi momentale, por kur e kam gjykuar më ftohtë dhe kam dëgjuar dhe këngët e tjera, kam thënë që vlerësimi është i drejtë.
Po bashkëpunimin me autoren e këngës suaj, njëherazi edhe këngëtare, Rozana Radi, si e shihni?
Soni: Mua më vjen mirë që bashkëpunimi është i mirë i ndërsjellë, pasi edhe ajo më jep hapësirë ku edhe unë mund të shprehem dhe të jap mendimin tim, gjithashtu më lë dhe alternativë për fjalë të cilat flenë më bukur në të kënduar. Prandaj, unë kam gjetur një bashkëpunim shumë të mirë, ku është edhe merita e saj, që nuk është rigoroze në atë që bën. Kjo gjithmonë sipas mendimit tim. Por të dyja punojmë së bashku me tekstin dhe ajo në radhë të parë më thotë se çfarë ka dashur të thotë autori, si e ka konceptuar ajo. Pra është një punë në grup, do të jetë sa më e shkrirë me këngën dhe elementët e saj.
Baladat tuaja janë mjaft të pëlqyera, ndoshta edhe më shumë se këngët tuaja
ritmike. Ju vetë, në cilën rrymë ndiheni më mirë?
Soni: Të them të drejtën, unë i përkas rrymës pop-soul. Pa diskutim që baladat janë një pikë e fortë e imja, sepse unë jam rritur me ritmet e Whitney Houston e Maria Carrey. Ndoshta do t’i duket çudi publikut, por unë pëlqej më shumë këngët ritmike dhe pavarësisht se deri diku mund të jem vlerësuar si një këngëtare e baladës, në shpirtin tim është më shumë ritmi, më pëlqejnë këngët që kanë shumë ritëm, ndoshta që nuk janë edhe shumë të kënduara. Pasi mua më pëlqen të kërcej vetë, tipi im është vetë impulsiv, më pëlqen të kërcej në skenë, më pëlqen të kërcej me këngët e mia dhe unë fal pozitivitet, ritëm e gjallëri tek të tjerët. Por që me baladën sigurisht, unë shpreh edhe vlerat vokalistike dhe emocionet e mia.
Përveç këngës pjesëmarrëse në Top Fest, cilat kanë qenë impenjimet tuaja këto kohë?
Soni: Kam qenë më shumë e zënë me koncerte jashtë vendit nëpër Evropë, kështu që herë pas here jam ulur më së shumti për të punuar për ide, për projekte të këngëve të mia. Një pjesë e këngëve të mia janë hedhur në kompjuter si ide, por gjëja më e rëndësishme është se unë e kam singlin e verës gati, që është një këngë tjetër përveç kësaj të Top Festit. Është një këngë që tani e kam të gatshme, ka shumë kohë që është punuar dhe teksti po ashtu, kështu që në qershor ajo do të jetë në treg. Do të shoqërohet dhe me një klip të këndshëm, i cili do të jetë edhe singli im i verës. Është një klip që është realizuar ashtu sikurse “Zig Zag” nga Supersonic, të cilët janë bashkëpunëtorë shumë të mirë të mitë. Janë mbështetës shumë të mirë të artistëve, kështu që kanë krijuar një bashkëpunim dhe një reputacion shumë të mirë tek të gjithë këngëtarët.
A keni nisur të projektoni koncerte për sezonin që po afron?
Soni: Nuk është se bëj shumë projekte për sa i përket koncerteve, pasi edhe vetë sistemi i kësaj gjëje nuk është se vjen shumë i programuar, flasim në të gjitha trevat. Por mund të them se kam si synim që këtë verë të jem më e pranishme, sepse vjet synimi im ka qenë të bëja pushim, të shkëputesha nga koncertet dhe e bëra, vetëm me ndonjë dalje të vogël herë pas here në koncerte, por që besoj se këtë vit do të jem më e pranishme për koncertet verore, sepse unë po punoj më tepër që të kem këngë më shumë. Kisha si synim një album, por që nuk e di a do ta realizoj në kohë, pasi kjo varet edhe nga bashkëpunëtorët e mi. /bluetooth/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?