LAJMI I FUNDIT:

Sondazh nga Pyper: 55.75% e qytetarëve të anketuar janë pro një ligji që i obligon qytetarët të votojnë

Sondazh nga Pyper: 55.75% e qytetarëve të anketuar janë pro një ligji që i obligon qytetarët të votojnë

Vota është një ndër instrumentet më të rëndësishme të demokracisë e cila ju jep mundësinë qytetarëve të marrin pjesë në proceset politike. Çdo ditë e më shumë po rritet edhe vetëdijësimi i qytetarëve të Kosovës për këtë të drejtë të tyre. Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i kryer nga Pyper.

Një shumicë dërrmuese e qytetarëve (73.92%) kanë planifikuar të votojnë në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor.


Të pyetur “Kryesisht cili prej opsioneve në vijim përshkruan më mirë arsyen pse do të votoni në zgjedhjet parlamentare?” rezultatet kanë dalur si vijojnë:

– Për të shprehur vullnetin e tyre politik (70.91%)

– Për të mos e lënë votën e tyre të keqpërdoret (29.09%)

Përveç kësaj, 77.92% e qytetarëve, e konsiderojnë votimin si një obligim qytetar dhe po ashtu 55.75% e qytetarëve janë pro një ligji që i detyron qytetarët të votojnë.

Të pyetur se cilat janë arsyet rreth mosvotimit apo hezitimit për të votuar në zgjedhjet e ardhshme lokale, një pjesë e qytetarëve (26.08%) u përgjigjën si në vijim:

– Të gjithë politikanët janë njësoj (36.42%)

– Jam lodhur nga votimet e shpeshta (27.16%)

– Nuk më pëlqejnë asnjë nga kandidatët për kryetar komune (20.77%)

– Nuk më pëlqejnë asnjë nga partitë politike (14.70%) . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori