LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer shpreson në rinovimin e yjeve të ekipit

Solskjaer shpreson në rinovimin e yjeve të ekipit

Ole Gunnar Solskjaer shpreson se Anthony Martial nuk do të jetë lojtari i fundit që Manchester Unitedi e lidhi me një kontratë të re.

Sulmuesi francez nënshkroi një marrëveshje të re pesëvjeçare me klubin të enjten pas një serie të gjatë bisedimesh.

Megjithatë, në situatën e Martialit janë shumë lojtarë tjerë që po diskutojnë tash e disa muaj për kontrata të reja.


Zyrtare: Martial te Unitedi deri më 2024
Lexo po ashtu Zyrtare: Martial te Unitedi deri më 2024

David De Gea, Ander Herrera, Juan Mata dhe Ashley Young janë disa nga lojtarët e Unitedit që ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje të reja.

De Gea është lojtari kryesor që Unitedi synon rinovimin e kontratës së tij

Por, trajneri norvegjez ka thënë se klubi po punon për ndryshimin e kësaj situate.

“Klubi po punon për disa lojtarë”, ka thënë fillimisht Solskjaer.

Martial falënderon Solskjaerin që e çoi në nivel tjetër pas rinovimit
Lexo po ashtu Martial falënderon Solskjaerin që e çoi në nivel tjetër pas rinovimit

“Nuk e di sa larg jemi, por është një deklaratë nga klubi që duam të mbajmë lojtarët tanë më të mirë”, përfundoi norvegjezi.

Ndryshe, Unitedi ka shënuar tetë fitore radhazi me norvegjezin në krye të klubit, ndërsa u ndal vetëm në ndeshjen e fundit në barazim 2-2 ndaj Burnley. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

La Liga
Osasuna kërkoi fitore në tavolinë ndaj Barcelonës, Komisioni Disiplinor merr vendin në lidhje me ‘rastin Inigo Martinez’

Osasuna kërkoi fitore në tavolinë ndaj Barcelonës, Komisioni Disiplinor merr vendin në lidhje me ‘rastin Inigo Martinez’

La Liga
Hansi Flick është i qartë me drejtuesit: Ai nuk dëshiron që ky yll i Barcelonës të shitet

Hansi Flick është i qartë me drejtuesit: Ai nuk dëshiron që ky yll i Barcelonës të shitet

La Liga
Real Madridi nuk është i bindur me yllin e ekipit, ai mund të largohet gjatë verës

Real Madridi nuk është i bindur me yllin e ekipit, ai mund të largohet gjatë verës

La Liga
Tifozët e Partizanit i dhanë goditjen më të rëndë Vuçiqit dhe regjimit në Serbi, e gjitha salla gjëmonte nga thirrjet nënçmuese

Tifozët e Partizanit i dhanë goditjen më të rëndë Vuçiqit dhe regjimit në Serbi, e gjitha salla gjëmonte nga thirrjet nënçmuese

EuroLiga
Salah ngjitet në listën e pagave më të larta në Ligën Premier – Haaland i prinë dhjetëshes së fituesve

Salah ngjitet në listën e pagave më të larta në Ligën Premier – Haaland i prinë dhjetëshes së fituesve

Premier League
Kalo në kategori