Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva në një intervistë për Telegrafi.com me gazetarin e ekonomisë Albert Spahiu ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave ndaj disa aktiviteteve biznisore ishte i ngutshëm.
Sogojeva tregon se bizneset e hotelerisë janë para kolapsit financiar.
“Vendimi ka qenë i ngutshëm. Ne do t’i presim këto ditë të kufizimit, por me kusht që pas kësaj të lirohen komplet bizneset hoteliere e turistike për arsye se është dëshmuar se nuk ka qenë vatër e pandemisë”, tregon Sogojeva.
Ai thotë se para çdo vendimi që merret nga Qeveria e Kosovës se pari duhet të konsultohet me bizneset.
“Çfarëdo vendimi që të merret është mirë që të konsultohet dhe të gjendet një mes që nuk dëmtohet biznesi, por edhe ruajtja e biznesit. Mirëpo, fatkeqësisht me ne nuk ka kontaktuar askush dhe gjatë fushatës zgjedhore janë zotuar që do të kenë komunikim dhe se asnjë vendim nuk do të merret para se të bisedohet me biznesin. Mirë është që para çdo vendimi të konsultohemi edhe ne, sepse ne e dimë gjendjen më mirë, pra se si qëndrojnë bizneset”, thotë ai.
Lidhur me atë se nëse do të ketë marrje e veprimeve radikale nga ana e hotelierëve, Sogojeva tha se nuk përjashtohet edhe protesta.
“Sot e kemi mbledhjen e kryesisë, ku do të dalim me një vendim. Ku duke e parë gjendjen e biznesit se si qëndron sot, ato janë para kolapsit. Prandaj, nuk përjashtohen të gjitha format, duke i llogaritur dhe protestat”, tha Sogojeva.
I pari i hotelierëve, vendimin e Qeverisë për mbajtjen e dasmave me 10 persona e quan veprim jo të mirë.
“Nuk po e dimë se prej çfarë modeli është marr me 10 njerëz. Nuk është veprim i mirë, ku në qoftë se ishim konsultuar ndërmjet veti, nuk do të kishte dal ai vendim. Dasmat ose duhet lëshuar, ose nuk duhet të lëshohen fare. Nëse i lëshojmë dasmat, kemi thënë se ka kaluar koha me 500 dasmorë”, shton ai.
Duke folur për një vit pandemi COVID-19, Sogojeva thotë se sektori i hotelerisë dhe turizmit ka pësuar 70 për qind humbje.
“Ne për momentin jemi 60 deri 70 për qind në humbje dhe rrezikojmë më shumë. Për momentin i kemi rreth 30 mijë të punësuar në këtë sektor, atëherë rrezikojmë që të mbesim deri në 10 mijë. Nëse e shikojmë edhe anën tjetër, ku janë rreth 13 mijë biznese të cilat janë të regjistruara në ARBK, të cilat janë aktive, por nëse masat zgjasin, atëherë këto nuk mund të mbijetojnë, kur rreth 6 mijë biznese mund ta vazhdojnë aktivitetin. Shteti është në humbje”, përfundon Sogojeva.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim për vendosjen e masave të reja kundër COVID-19, duke ndaluar veprimtarinë e qendrave tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë marketet ushqimore, farmacitë si dhe shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datë 18 prill. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Paga mesatare 700 euro në ujësjellësin “Prishtina”, zyrtarët thonë se janë keq me financat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker