Ylli i hitit “Drop It Like It's Hot”, sё fundi ёshtё ndarё nga kompania e tij Interscope Record pas 10 vitesh dhe ka nënshkruar kontratё tё re me MTV-nё.

Snoop Dogg, emri i vërtetё i tё cilit ёshtё Calvin Broadus, ka arritur njё marrëveshje shumё-sferёshe me televizionin e famshëm, e cila do ta sjellё atё para kamerave njё program tё ri tё titulluar “Dogg After Dark”.

Emisioni do tё përfshijё intervista me fytyra tё famshme, komedi dhe performanca muzikore.

Bosёt e MTV-sё po ashtu do tё merren edhe me karrierën muzikore tё Snoop, distribuim dhe promovim tё incizimeve tё tij tё ardhshme.