Kombëtarja e Kosovës është në disavantazh në përballjen ndaj Sllovakisë.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, vendasit kanë marrë epërsinë. Ishte Martin Valjent që shënoi me kokë pas harkimit të Haraslin.


Haraslin asistoi për mrekulli te Valjent, i cili arriti t’i ikë Rexhbeçajt dhe e la të shtangur Aro Muricin.

Lajmi i mirë është që është vetëm fillimi i ndeshjes kësisoj Kosova ka mjaftueshëm kohë për ta përmbysur ndeshjen./Telegrafi/

telegrafi sport app