Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, dje (e mërkurë) u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl, mirëpritën një djalë të cilit tashmë ia kanë zbuluar edhe emrin.


Përmes një postimi të ndarë më ndjekësit në InstaStory, modelja nga Mali i Zi tregon se e ka pagëzuar me emrin Sky blue që njëherësh në shqip do të thotë “Qielli i kaltër”.

160600488 363450744754039 8941803748361707063 n Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

E njëjta është duke jetuar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa atje duket se ka sjellë në jetë edhe fëmijën e parë.

Biondja dhe Jakub ndërkohë u martuan në qershor të vitit 2019 në një ceremoni me familjen e miqtë në Miami.

Screenshot 2 60 1 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Kjo është romanca e dytë zyrtare e Dreshajt, pasi për një kohë të gjatë ka qenë e fejuar me këngëtarin nga Shkupi, Shpat Kasapin. /Telegrafi/