Patson Daka është njëri nga sulmuesit më në formë për momentin në Evropë.

Sulmuesi i talentuar afrikan ka shkëlqyer me skuadrën austriake Red Bull Salzburg në këtë fillim edicioni.


Daka ka shënuar thuajse në çdo ndeshje duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha angleze.

22-vjeçari që luan në rolin e qendërsulmuesit në 11 takimet e para këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe ka bërë pesë asistime.

IMG 20201022 235925

Manchester City, Manchester United, Arsenal, Liverpool e Tottenham Hotspur janë duke u interesuar për transferimin e tij.

Vlera e tij tani është rritur në 25 milionë euro, por tek gjiganti austriak po shpresojnë në vazhdimësinë e formës së tij.

IMG 20201028 071024

Salzburg e humbi sulmuesin Erling Haaland për vetëm 20 milionë euro, teksa tani po mendojnë që mos ta përsërisin gabimin si me norvegjezin.

Kësisoj klubi austriak synon që t’ia vazhdojë kontratën Dakas deri në verën e vitit 2025 dhe t’i vendos një klauzolë largimi prej 50 milionë eurove. /Telegrafi/

telegrafi sport app