LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat më agresive në Superligën e Kosovës: Kush merr më shumë kartonë dhe shkakton më shumë goditje të palejuara

Skuadrat më agresive në Superligën e Kosovës: Kush merr më shumë kartonë dhe shkakton më shumë goditje të palejuara

Para dy javësh ka filluar stinori pranveror në Superligën e Kosovës, ku parashihet luftë e ashpër për titull, gara evropiane, por edhe mbijetesë.

Ballkani, Llapi dhe Drita pritet të luftojnë për titull kampioni deri në fund, pasi janë edhe afër me pikë.

Për një vend në garat evropiane do të luftojnë Malisheva, Prishtina dhe Dukagjini, shkruan Telegrafi.


Ndërsa në luftë për mbijetesë në bazë të renditjes do të jenë në luftë Feronikeli 74’,  Gjilani, Fushë Kosova dhe Liria.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Por, si qëndrojnë me statistika këto skuadra? Kush merr më shumë karton të verdhë dhe të kuq dhe kush shkakton më shumë ndërhyrje të palejuara.

Telegrafi në bashkëpunim më SofaScoren ka nxjerr statistikat për të gjitha skuadrat e lartpërmendura.

Kartonët e verdhë, të kuq dhe ndërhyrjet

Llapi udhëheq në dy nga këto tri kategori. Skuadra e Tahir Batatinës shkakton 18.2 ndërhyrje të palejuara për ndeshje, ndërsa ka marr gjithsej 59 kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

Pas tyre është Dukagjini që ka 17.3 ndërhyrje të palejuara për ndeshje, ndërsa lojtarët e saj janë ndëshkuar me karton të verdhë 58 herë dhe një herë me të kuq.

Në vendin e tretë është Gjilani që ka 15.2 ndërhyrje për ndeshje, duke marr 55 kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Në listën e lojtarëve me më së shumti karton të verdhë është Gentrit Halili i Ballkanit me 10 sosh, i përcjell nga Andri Stafa (Liria) dhe Bujar Shabani (Dukagjini) me nga shtatë sosh.

Sa i përket kartonëve të kuq, befasisht në vendin e parë është Malisheva me tre kartonë të kuq.

Ndërsa, sa i përket skuadrave të ‘buta’ udhëheq Drita me vetëm 34 kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq.

Pas Dritës vijnë Ballkani dhe Prishtina me nga 40 karton të verdhë.

Portali juaj, Telegrafi do t’ju mbajë në vazhdimësi të informuar me shumë fakte dhe gjëra interesante rreth Superligës së Kosovës. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Boks
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Katër kandidatët e mundshëm të Juventusit për të zëvendësuar Mottan

Katër kandidatët e mundshëm të Juventusit për të zëvendësuar Mottan

Serie A
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

La Liga
Kalo në kategori