LAJMI I FUNDIT:

Skuadra e Manchester Cityt vlen dy herë më shumë se Interi

Skuadra e Manchester Cityt vlen dy herë më shumë se Interi

Mposhtja e Real Madridit i ka dërguar Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me një skuadër të Interit që ka vlerë sa gjysma e tyre.

Gjigantët e Ligës Premier, me mbështetjen e Abu Dhabit, janë në rrugën e duhur për të fituar tre trofe brenda një sezonin për herë të parë në historinë e tyre.

Skuadra e Pep Guardiolës është në prag të fitimit të titullit të tretë radhazi të ligës dhe do të përballet me rivalët Manchester United në finalen e FA Cup.


Interi, nga ana tjetër, ka luftuar për të treguar qëndrueshmëri në Serie A këtë sezon, por ka arritur të rikuperohet në fazat e fundit të këtij sezoni, duke i lejuar ata të ngjiten në katër vendet e para dhe të arrijnë në finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Fiorentinën.

Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, data, ora dhe rruga e ekipeve
Lexo po ashtu Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, data, ora dhe rruga e ekipeve

Megjithatë, surpriza e madhe është rrugëtimi i tyre i jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Manchester City ka një vlerë totale të përllogaritur në treg prej 1.05 miliardë euro, me yje si Erling Haaland dhe Phil Foden që vlejnë përkatësisht rreth 170 dhe 110 milionë euro.

Në krahasim, vlera totale e tregut e vlerësuar e skuadrës së Interit është vetëm 534 milionë euro, me lojtarët e tyre më të vlefshëm që janë Lautaro Martinez me 80 milionë euro dhe Nicolo Barella me 70 milionë euro.

Sa i përket vlerës se sa janë blerë lojtarët aktual të Man Cityt, klubi ka harxhuar rreth 886 milionë euro, për dallim nga Interi që ka shpenzuar 296 milionë euro për të pasur këtë skuadër. Disa nga yjet që i ka në skuadër Interi i ka marr falas.

Ndërsa është teknikisht e pamundur të përcaktohet me të vërtetë vlera e tregut të një lojtari specifik në peizazhin modern të futbollit, ka një hendek të dukshëm në cilësi dhe shpenzime midis dy skuadrave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori