LAJMI I FUNDIT:

Skicat e patentës tregojnë pamjen e McLaren 720S Spider (Foto)

Skicat e patentës tregojnë pamjen e McLaren 720S Spider (Foto)

Pamjet e rrjedhura, tregojnë dukjen që do të ketë varianti Spider i McLaren 720S

Për momentin McLaren 720S është në dispozicion vetëm si kupe, por në të ardhmen, nuk dihet, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, versioni Spider ishte paralajmëruar vetëm për 12C dhe 650S. Por, pamjet e rrjedhura të një patente, tregojnë se këtë tretman, do ta pësojë edhe 720S.

Derisa modeli i tanishëm e ka tavanin e fortë dhe pjesët dalluese shumë më të ngushta, pasardhësi do të ketë tavan me mundësi të hapjes dhe mbyllës të butë. Pjesët dalluese të 720S, janë shumë më të gjëra, si dhe linjat me përfundime më të mprehta.

Heqja e tavanit, ka shkaktuar uljen më të madhe në peshë, duke bërë që të peshojë 1,283 kilogramë. Në këtë besohet se ka ndikuar edhe materiali më i lehtë, që do të përdoret për ta ndërtuar.

Specifikat tjera mbesin të njëjtë, sikurse McLaren 720S edhe versioni i ri do ta ketë motorin me 4.0-litra V8 që prodhon 720 kuajfuqi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për 2.7-sekonda, teksa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 341 kilometrave në orë. /Telegrafi/