Mendoj se Kosova e ka pasur sezonin më të mirë turistik dimëror – si asnjëherë më parë. Qershia në majë të kësaj torte është botimi i tekstit në ditoren Financial Times, për “Off-Piste Skiing” në Gjeravicë, nga kompania Lynx Ride dhe nga Hotel Grand Gjeravica. Një tekst si ky e bënë vendin tonë të jetë – në të njëjtën kohë – normal dhe ekzotik; e bën Kosovën t’i ndezë dritat e kënaqësisë dhe të sportit tek ata që e kane lexuar këtë tekst. Në vitin 2015, e njëjta gazetë e ka bërë një tekst për Majat e Ballkanit e aty u përmendëm ne. Dhe, biznesi ka lulëzuar menjëherë. Siç po duket, kemi bërë traditë te ky gjigand mediatik.
Edhe pse nuk ka statistika të sakta, ky vit ka shënuar rritje të kërkesave për “Ski touring” në Kosovë. Kompania jonë e vogël, Balkan Natural Adventure, i ka pasur disa grupe nga Zvicra, nga Franca dhe shumë grupe nga Polonia. Në biseda me kolegët, kemi vërejtur se këtë vit nuk ka pushuar kushdo që ka organizuar “Off-Piste” apo “Ski touring”. Para se t’ju tregoj se çka është “Ski touring” si aktivitet, po ju jap disa shpjegime se pse përkrahja e “Ski touring Kosovo” apo “Off-Piste” është më me rëndësi se infrastruktura e madhe e teleferikëve.
Në një tur për “Ski touring”, për 6-8 klientë, angazhohet një guidë që paguhet nga 130-150 euro në ditë. Klientët që bëjnë “Ski touring” janë të klasës së mesme të lartë, të cilët shpenzojnë më shumë – kur e vizitojnë një vend – sesa ata që i ndjekin çmimet e ditoreve.
Klientët e “Ski touring” dhe “Off-Piste” nuk kërkojnë hotele madhështore me sauna të cilat janë shumë të kushtueshme e që e ndotin ambientin. Janë të kënaqur me ndonjë “Guest House” (bujtinë!) ku shërbehet me zemër. Këtë vit, Balkan Natural Adventure ka organizuar “Ski touring” në Milishevc, te Guest House Kulla e Labinot Mulajt. Labinoti në kushte të vështira ka arritur ta bëjë një mikpritje fantastike për klientët polakë – 80 për qind e tyre profesionistë, përfshirë mjekë, inxhinierë dhe profesione tjera.
Këto tri fakte bëjnë që “Ski touring” dhe “Off-piste Skiing” të jenë: aktivitetet më fitimprurës për klientët; aktivitete që krijojnë më shumë të ardhura për familjet lokale, e jo për korporatat; aktivitete më të qëndrueshme sa i përket ambientit. Me të drejtë, edhe strategjia e zhvillimit të turizmit të Kosovës këtë aktivitet e ka si prioritet.
Mirëpo, përkundër një sezoni të mirë, mbesin shumë sfida. Sfida e parë është edukimi i kosovarëve se kur e gjuan bërllokun në bjeshkë, nuk zhduket as verës e as dimrit, por mbetet aty për ta treguar turpin tonë. Sfida tjetër është rregullimi i infrastrukturës, përfshirë atë bazike, siç është furnizimi me ujë në hotelet që i kanë tri yje në Prevallë. Po, për dy ditë nuk ka pasur ujë në hotelet e Prevallës dhe ne si operatorë është dashur t’i shikojmë klientët tanë … në sy! Përkrahja e bizneseve që t’i përmirësojnë shërbimet me mjete transporti në borë, përkrahja e “Guest House”-ve me energji eficiente dhe përmirësim të kushteve; reklamimi i Kosovës si destinacion për këtë sport dhe, ajo që është më e rëndësishmja: përgatitja e guidave të skijimit dhe për “Ski touring” në universitetet tona.
Për të punuar në këtë drejtim, ne në kompani e dimë se çka duhet bërë: përgatitja e ofertave, përmirësimi i komunikimit digjital dhe trajnim i stafit. Fakultetet e sportit mund të mendojnë më shumë që ta kyçin turizmin si profesion potencial për studentët; nga Qeveria – analizim të nevojave dhe bartje të tyre në aktivitetet e ministrive, duke filluar nga Ministria e Ambientit dhe Ministria e Brendshme që duhet të japin gjoba (shumë gjoba) për hedhje bërlloku në rrugë apo në natyrë. Ministritë tjera duhet ta shohin këtë aktivitet si të dobishëm, për Kosovën.
Dhe, ju mbeta borxh: “Ski touring” është aktivitet ku pjesëmarrësit ngjiten vet në bjeshkë – me pajisje speciale ku nuk përdorin teleferikë; “Off-Piste” është skijimi në vendet me shumë borë, ku bartja e klientëve bëhet me rak-trak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?