Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi, njihet për bashkëpunimet e tij të shumta që sjell në tregun muzikor.

Ai në mënyrë të njëpasnjëshme publikon këngë të ndryshme, e që po marrin miliona klikime në platformën YouTube.


Sidoqoftë, së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtari ka bërë të ditur duetin e radhës.

skk e1595150070796 (Foto: Instastory)

Bëhet fjalë për reperin Gent Fatali, me të cilin janë duke përgatitur diçka mjaft speciale për ta servuar.

Në fotografinë e ndarë, Skerdi ka bërë të ditur se janë kryer edhe xhirimet e klipit, pasi shihej procedura e montimit të pamjeve.

Theksojmë se “NKN” është projekti i fundit nga ai, që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Samanta Karavella. /Telegrafi/