Ditë më parë, këngëtari Skerdi Ago dhe prezantuesja Vesa Rama u bënë prindër të një djali. Ata e ndanë menjëherë lajmin e gëzuar me ndjekësit përmes rrjeteve sociale, teksa muzikanti e quante si ndjenjën më të bukur në botë.


Fansat kanë reaguar përmes komenteve duke e uruar çiftin për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

“Unë dhe djali im ROI ju falënderojmë përzemërsisht për urimet e bukura”, shkruan pranë fotografisë së publikuar. Ndërsa urime të shumta, Skerdi ka marrë edhe nga kolegët e skenës duke përfshirë emra, si Gjiko, Ronela Hajati, Robert Berisha, Dhurata Dora, Zanfina Ismaili e shumë të tjerë. /Telegrafi/