LAJMI I FUNDIT:

AGK: Skandaloz deklarimi i ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër medieve

AGK: Skandaloz deklarimi i ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër medieve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas një deklarimi të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila, sipas AGK-së, ka të bëjë me një lëndë në Prokurori kundër mediave.

AGK përmes një njoftimi thotë se janë të shokuar nga deklaratat e Haxhiut “për dorëzimin e lajmit” në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.

“Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: “Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë”, thuhet në reagimin e AGK-së.


Tutje, Asociacioni ka vlerësuar se përmes kësaj deklarate Haxhiu “ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë”.

“AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së. /Telegrafi/