Nga: Dashnor Kokonozi
Illiers-Combray është një komunë franceze që dikur njihej thjesht me emrin Illiers. Te romani “Në kêrkim të kohës së humbur” i Marcel Proustit, ky vend del me emrin Combray.
Në vitin e largët 1971, komuna vendosi që emrin fiktiv të kujtimeve të autorit t’ia bashkojë emrit të saj të origjinës. Sot në çdo dokument dhe hartë ajo quhet: Illiers-Combray.
Nuk di të ketë një rast të tillë të dytë në botë!
Por, Marcel Prousti nuk ka qenë gjithnjë kaq i vlerësuar.
Dhënia e çmimit Goncourt u quajt skandal i vërtetë!
Kësaj teme T. Laget i ka kushtuar një libër të tërë (Proust, Prix Goncourt, une émeute littéraire, një rebelim letrar), rezultat i një pune kolosale kërkimesh nëpër arkiva dhe shtypin e kohës
Dihet se pas disa projekteve letrare që ai i braktisi pa u shkuar deri në fund, M. Prousti nisi më 1907 veprën e tij madhore “À la recherche du temps perdu”.
Vëllimit të dytë “À l’ombre des jeunes filles en fleurs” (Në hijen e vajzave të porsaçelura) iu dha çmimi Goncourt më 1919.
Po çfarë i kritikojnë?
Pak a shumë gjithçka. Kritikojnë faktin se ai është mjaft i vjetër (48 vjeç), se është mjaft i pasur (dhe se 5 000 frangat e çmimit do të qenë më të dobishme për një autor më nevojtar), se është tepër mondan dhe e kalon kohën nëpër sallone (në të vërtetë ai ka kohë që nuk lëviz shumë nga shtrati), se flet shumë (romani ka 400 faqe), se është shumë i çmendur …
Dhe, pothuaj të gjithë mendojnë se çmimi duhet t’i jepet shkrimtarit R. Dorgeles, autor i romanit Les Croix de bois (Kryqet e drunjtë) që fliste për sakrificat e ushtarëve në front. Për më tepër, autori vetë kishte luftuar katër vjet nëpër llogore.
Në këto rrethana, juria ndihej nën një presion të fortë për të vendosur në linjën e frymës patriotike që ishte e pranishme në të gjitha nivelet e opinionit publik.
Këto ishin rrethanat kur më 10 dhjetor 1919, juria u mblodh në një nga sallat e restorantit “Drouant” (aty ku mblidhet edhe sot e kësaj dite) dhe pas tre turesh votimi shpalli fitues veprën e Marcel Proust-it.
Kur ra lajmi, Prousti po flinte. Zakonisht zgjohej aty te ora katër pasdite, por shërbyesja e tij besnike dhe e devotshme Céleste (Albaret nxiton ta zgjojë dhe i jep lajmin. Ai e dëgjon dhe pastaj shqipton një nga frazat më të shkurtra të jetës së tij: “Ah!”
E, megjithatë, skandali vetëm sa ka filluar.
Shtypi nis një sërë insinuatash rreth orientimit të tij seksual, duke lënë të kuptojë se “miqësia e veçantë” që Prousti ka me Lucien Daudetin ka ndikuar së tepërmi te vendimi i jurisë, meqë në këtë të fundit bën pjesë edhe vëllai i tij, Leon Daudet (që të dy bij të A. Daudetit, po nuk gabova). Autori do të vuajë një fushatë të tërë shpifjesh, të denjë për “fake news”-et që përcillen nëpërmjet rrjeteve të sotme sociale. Kështu u fol gjatë “proustitution”-i (vëreni analogjinë me prostitucion) apo për “Goncourtisans”-in (theksi vihet te kurtizan) etj.
Thuhet se Marcel Prousti nuk ishte indiferent ndaj kësaj përbaltjeje. U trishtua së tepërmi. Por, mbi të gjitha kishte frikë se shpifjet dhe stuhia e polemikës së padenjë që u ngrit do ta linte në hije vetë veprën e tij; do ta nxirrte atë në plan të dytë. Siç ndodh rëndom në kësi rastesh kur “autori zëvendëson veprën”.
Por, nuk ndodhi.
Sot, pas më shumë se 100 vjetësh vërehet se nuk ka qenë kështu. Çmimi Goncourt mbetet me i vlerësuari çmim në botën frankofone. Skandali i ngritur më 1919 cilësohet si pjesë e lavdisë së tij, si provë e shkruar në gur e paanshmërisë së vendimeve që merr.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Dhjetë fjalët që pasqyrojnë ndryshimet që po ndodhin në botën përreth nesh

Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar

Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe