Prokuroria e Tiranës bën me dije se ka sekuestruar llogari bankare me vlerë 10 milionë euro të administratorëve të subjekteve financiare, të përfshira në skandalin me mikrokreditë për të cilin aktualisht janë dhënë 9 masa sigurie.
Nga aktet e administruara, rezultoi se shtetasit A.M., K. S., E.I. dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme.
Prokuroria ka dyshime se llogaritë lidhen me vepra penale të kryera nga këta shtetas dhe këto shoqëri gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre financiar në lidhje me blerjen e portofoleve të kredive të këqija nga banka të nivelit të dytë dhe dhënien e kredive të tjera shtetasve të ndryshëm duke sekuestruar pasuritë e këtyre qytetarëve në raport të zhdrejtë me vlerën e kredive të akorduara.
“Teksa ekziston rreziku që këto shuma monetare të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare për shtetasit: A.M., E.C., O.I., E.I., A.G., A.Gj., V.B., A.G., J.M., E.M., dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha”, shkruhet në njoftimin e prokurorisë.
Gjykata caktoi masa sigurie ndaj 9 personave, të akuzuar për vjedhje të qytetarëve të ndryshëm përmes skemave mashtruese me mikrokreditë. Katër prej tyre u arrestuan nga policia, në zbatim të masave “arrest në burg”, një i pestë u shpall në kërkim, ndërsa 4 të tjerë u ndaluan pas masave të “arrestit në shtëpi”, për akuzat e “vjedhjes” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Të dyshuarit janë Elda Ibro, administratore e institucionit financiar Mikro Credit Albania, administratorët e tre shoqërive përmbarimore Aldo Daka, Albert Gega e Edmond Mato dhe pesë përmbarues të këtyre shoqërive.
Sipas hetimit të nisur pas një kallëzimi të bërë nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2020 ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, Shoqërisë Përmbarimore Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre për krijim “skeme mashtruese dhe piramidale”, pas dyshimeve se përmbarues, avokatë e noterë ishin bërë bashkë, duke futur në kurthe financiare mijëra qytetarë.
Por si funksiononte skema e vjedhjes së 9 të dyshuarve? Referuar hetimit të Prokurorisë së Tiranës, kundrejt një shumë prej 450 mijë eurosh, shoqëria Micro Credit Albania, ka marrë nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro.
Skema shtrënguese e kredimarrjes nëpërmjet vjedhjes imponohej për debitorët që kishin borxhe të vjetra tek banka e nivelit të dytë, të cilëve u bllokohej nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, makinat.
Për likuidimin e këtyre kredive te blera, nga MCA është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA.
Me marrjen e një kredie të re nga kreditori pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditoreve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.
Nga ana tjetër, hetimi ka vërejtur se sekuestrot janë shtrirë edhe ndaj personave që nuk kanë lidhje me ekzekutimet e vendimeve gjyqësore. Rasti më flagrant i kësaj natyre është ai ndaj një qytetari ku Micro Credit Albania për një detyrim të pashlyer prej gati 3.5 milionë lekësh të vjetër i ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme.
Po sipas hetimit, përmbaruesit kanë shtuar kamatat e vonesave në mënyrë të paligjshme, duke vjedhur debitorët, në një kohë që shumën e përcaktuar në titullin ekzekutiv e përcakton vetëm gjykata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët