LAJMI I FUNDIT:

Skandali i mbetjeve në Shqipëri, Inspektorati i Punës dhe Krimi Ekonomik kontroll në zyrat e Kurum-it

Skandali i mbetjeve në Shqipëri, Inspektorati i Punës dhe Krimi Ekonomik kontroll në zyrat e Kurum-it

Një grup prokurorësh dhe oficerë të Krimit Ekonomik kanë shkuar për kontroll në zyrat e kompanisë turke “Kurum International” në Elbasan, një javë pasi aktiviteti i tyre prodhues u ndërpre, duke lënë “në rrugë” rreth 500 punonjës.

A2 CNN mëson se janë bllokuar deri më tani dokumentacioni dhe arkivat e “Kurum”, ndërsa kompania po monitorohet edhe nga Inspektoratit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH), raporton A2 CNN.

“Kurum International” jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se një jave. Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.


Skandali i mbetjeve në Shqipëri, ambientalisti: Janë fshehur mbetjet e rrezikshme
Lexo po ashtu Skandali i mbetjeve në Shqipëri, ambientalisti: Janë fshehur mbetjet e rrezikshme

Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojnë çështjen pasi kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe duke pezulluar aktivitetin prodhues.

Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit, ndërsa punonjësve ju është premtuar vijimi i pagesës deri në muajin tetor të këtij viti.

Që prej ditës së “flakjes” në rrugë të 500 punonjësve të Kurum, nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga Qeveria, as nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Sindikatat, apo vetë punonjësit e Kurum. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori