LAJMI I FUNDIT:

Skandal i ri në Vatikan: Vjedhje të fondeve dhe korruptim i dëshmitarëve

Skandal i ri në Vatikan: Vjedhje të fondeve dhe korruptim i dëshmitarëve
Giovanni Angelo Becciu

Kardinali i Vjenës akuzohet për vjedhje parash nga fondet e Vatikanit, ku do të korruptonte persona në Australi, të cilët do të dëshmojnë kundër George Pellit që është dënuar për abuzim seksual.

Ndërsa Papa Françesku përpiqet t’u dërgojë një mesazh dashurie vëllazërore besimtarëve, Kardinali me ndikim, Giovanni Angelo Becciu, akuzohet se ka vjedhur 700 mijë euro nga fondet e Vatikanit, në mënyrë që të heshtet një tjetër kardinal.

Kardinali Pell, 79 vjeç, para se të kthehej në Australi në vitin 2017, ku u dënua për abuzim seksual të një djali të korit të Melburnit në vitin 1990 dhe më pas u shpall i pafajshëm në apel, ishte ministër i financave në Vatikan, transmeton Telegrafi.


George Pell

Duke cituar dokumente të rrjedhura, gazetat italiane La Repubblica dhe Corriere della Sera raportuan gjatë fundjavës se hetuesit e Vatikanit dyshuan se Kardinali i Vjenës donte të përdorte ato para për të prishur programin e transparencës së Pellit.

Para se Papa Françesku ta emërojë atë në krye të departamentit për shpalljen e shenjtorëve, Kardinali Angello luajti një rol të madh në shpërndarjen dhe investimin e miliona eurove në donacione katolike midis 2011 dhe 2018.

Skandali ka lënë në hije botimin e një dokumenti kryesor të Vatikanit që bën thirrje për një shoqëri më të kujdesshme dhe refuzimin e të këqijave të luftës, shkruan Times, duke theksuar se Papa Françesku u përpoq të dërgonte një mesazh të solidaritetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Kalo në kategori