Puthja me Jenni Hermoso mund të mbetet një anekdotë për presidentin e federatës spanjolle të futbollit – Luis Rubiales, pasi mediat kanë publikuar një tjetër skandal të tij.

Ai ishte i renditur përkrah figurave të rëndësishme të sportit dhe jo vetëm, ndërsa specifikohet qëndrimi i tij i afërt me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino dhe Mbretreshës së Spanjës.


Derisa përfaqësuesja e Spanjës për gra ngriti trofeun në fushë, Rubiales bëri një tjetër veprim të shëmtuar.

Ai shihet duke kapur organin gjenital, në një festë të shfrenuar, ndërsa kritikat sa shkojnë e rritën ndaj tij.

Presidenti i RFEF vendosi të bëjë një deklaratë zyrtare dhe t'i kërkojë falje Spanjës dhe botës për puthjen ndaj Jenni Hermoso – por jo edhe për kapjen e organit gjenital.

“Sigurisht që kam gabuar, duhet ta pranoj. Ishte pa qëllim të keq në një kohë të efuzivitetit maksimal. Këtu e pamë të natyrshme, por jashtë është krijuar një bujë”, deklaroi ai dje (21 gusht).

Skandali i tij i fundit është duke bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale dhe me gjasë do të ketë shkarkim të tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app