Skandal në Turqi! Ish-ylli i Interit qëlloi me shuplakë bashkëlojtarin e tij, gjyqtari e ndëshkoi me të kuq

Caner Erkin, i cili luan për Sakaryaspor në Ligën e Parë, e goditi me shuplakë shokun e tij të skuadrës Burak Altiparmak gjatë ndeshjes kundër Pendikspor. Pas këtij veprimi, Caner Erkin mori karton të kuq dhe u përjashtua.
Në ndeshjen e javës së shtatë të Ligës së Parë të Turqisë, Pendikspor u përball me Sakaryaspor, me vendasit që fituan me rezultat 4-1.
Megjithatë, ndeshja, e organizuar nga Pendik, u shënua nga një incident ku përfshihej ish-lojtari i Interit, Galatasarayt e Fenerbahces, Caner Erkin dhe shoku i tij i skuadrës, Altiparmak.
Caner Erkin, i veshur me fanellën e Sakaryaspor, u zemërua në minutën e 76-të të ndeshjes dhe iu afrua shokut të tij të skuadrës për të sqaruar ‘hesapet’.
Ndërsa dy lojtarët u përballën ballë për ballë, Caner Erkin e qëlloi me shuplakë Altiparmakin.
Ndërsa Pendikspor po udhëhiqte 3-1, Caner Erkin mori karton të kuq për këtë veprim dhe u përjashtua.
Shokët e tij të ekipit patën vështirësi ta qetësonin Caner Erkin, i cili ka qenë edhe reprezentues i rregullt i Kombëtares së Turqisë. /Telegrafi/



















































