LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Francë: Gratë e zhveshura viheshin në radhë për të bërë seks me presidentin Jacques Chirac

Skandal në Francë: Gratë e zhveshura viheshin në radhë për të bërë seks me presidentin Jacques Chirac

Arnaud Ardoin në librin e tij me titull “Presidenti, nata sapo ka rënë”, zbulon detaje tronditëse të marrëdhënieve seksuale të ish-presidentit francez, Jacques Chirac, dhe orgjive të organizuara për nder të tij dhe zyrtarëve të tjerë të njohur.

Sipas librit, “gratë të zhveshura viheshin në radhë për të bërë seks me Jacques Chirac”. Ai kishte marrë nofkën “treminutëshi në dush” për shkak të seksualitetit intensiv.

“Mësynte gratë dhe kryente marrëdhënie seksuale pa profilaktik. Për shkak se koha ishte e shkurtër ai vinte sasinë përpara cilësisë,” shkruan Arduan.


Duke përshkruar kategoritë e dashnoreve te presidentit të Francës nga viti 1995 deri në vitin 2007, autor i librit thotë se “kanë qenë gratë e zakonshme, të dashurat dhe ato që arritën të kalojnë nëpër të gjitha masat e sigurisë për t’iu afruar presidentit. Ka pasur gra që e prisnin lakuriq në hapësirë private plot epsh të avionit”.

Gazetari i referohet një udhëtimi të presidenti francez ne Islande, kur një grua e re kërkoi një autograf dhe ai u përgjigj me cinizëm: Hyni në dhomën time, nëse dëshironi.

Natën e aksidentit rrugor në të cilin humbi jetën princesha Diana në vitin 1997, Chirac ishte në shtrat me aktoren italiane Klaudia Kardinale. /Gazeta Tema/