LAJMI I FUNDIT:

S’ka vendim për pushim njëjavor, vazhdon mësimi

S’ka vendim për pushim njëjavor, vazhdon mësimi
Foto: Ilustrim

Në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë nuk është marrë ndonjë vendim për të dërguar nxënësit në pushim, duke mbetur në fuqi vijimi i mësimit.

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se mësimi do të vazhdojë normal të hënën pasi që nuk është marrë ndonjë vendim për pushim njëjavor siç propozoi Ministria e Arsimit ditë më parë.

Ai tha se kanë dalë me propozim një plus një që nxënësit të shkojnë në pushim një javor dhe në fund të javës të bëhet vlerësim i trendëve që të vendoset si të shkohet më tutje.


“Konsideroj se masat të tilla duhet të merren si pjesë e një pakoje në nivel nacional për arsye të shumësisë së infektimit. Ne kemi dalë me propozim një plus një dhe t’i ruajmë resurset në arsim”, u shpreh ai.

Rexhaj tha se duhet të merren vendimet përkatëse për gjithë sektorët dhe tha se do ti respektojnë vendimet e komitetit për luftimin e pandemisë.

Edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur kundër propozimeve të Ministrisë së Arsimit për pushim njëjavor dhe mundësisë së fillimit të mësimit online./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori