“Në bazë të njohurive, janë listat me dhjetëra qindra serbë që duhet të merren në hetim”, ka thënë ai për RTK2, duke shtuar se qytetarët e Mitrovicës veriore nuk besojnë në gjykim objektiv të EULEX-it.

Ndërkaq, zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikolic Solomon, ka thënë se janë spekulime fjalët për ekzistencën e një liste sekrete që përfshinë emrat e rreth tremijë serbëve.


“EULEX-i mohon në mënyrë absolute se lista të tilla nuk ekzistojnë”, ka thënë ajo.