– Këngë e frymëzuar nga lufta në Kosovë –
Nga: James Blunt
Përktheu: Agron Shala
Këtu ka fëmijë
Me krahët e shtrirë kah qielli
Me lotët që thahen në fytyrat e tyre
Ai ka qenë këtu
Vëllezërit prehen në varre të cekëta
Baballarët e zhdukur pa asnjë fërkem
Një komb i verbër ndaj turpit të vet
Qëkur ai ka qenë këtu
Dhe shoh se s’ka guxim
S’ka më guxim në sytë e tu
Vetëm trishtim
Dhe shoh se s’ka guxim
S’ka më guxim në sytë e tu
Vetëm trishtim
Vetëm trishtim
Shtëpitë e djegura deri në themel
Kutërbimi i vdekjes ndihet në ajër
Një grua që vajton nga zemra e plastë thotë
Ai ka qenë këtu
Predhat ndriçojnë qiellin
Është radha e një familjeje tjetër të vdesë
Një fëmijë që ka madje frikë të qajë thotë
Ai ka qenë këtu
Dhe shoh se s’ka guxim
S’ka më guxim në sytë e tu
Vetëm trishtim
Dhe shoh se s’ka guxim
S’ka më guxim në sytë e tu
Vetëm trishtim
Vetëm trishtim
Këtu ka fëmijë
Me krahët e shtrirë kah qielli
Por askush nuk pyet se pse
Ai ka qenë këtu
Pleqtë bien në gjunjë për t’iu nënshtruar fatit
Gratë dhe vajzat të masakruara dhe të përdhunuara
Një brez i zhytur në urrejtje thotë
Ai ka qenë këtu
Dhe shoh se s’ka guxim
S’ka më guxim në sytë e tu
Vetëm trishtim
Dhe shoh se s’ka guxim
S’ka më guxim në sytë e tu
Vetëm trishtim
Vetëm trishtim
________
Lexo po ashtu:
– Rrëfimi prapa këngës “You’re Beautiful”
– James Blunt me dokumentar për Kosovën
P.S. Kjo këngë e James Bluntit është një reflektim i thellë mbi ndikimin emocional dhe psikologjik të luftës, mbi pasojat e saj të tmerrshme dhe mbi mungesën e guximit dhe veprimit për t’u përballur me tragjedinë që ajo sjell. E publikuar në albumin e tij të parë, Back to Bedlam, në vitin 2004, kënga No Bravery [S’ka guxim] përshkruan realitetet shkatërruese me të cilat përballen ushtarët dhe qytetarët në kohë lufte. Ajo është frymëzuar nga lufta në Kosovë dhe përjetimet e Bluntit si ushtar britanik në vitin 1999 në Kosovë (familja e tij ka një histori të gjatë të shërbimit ushtarak, që daton që nga ardhja e paraardhësve vikingë nga Danimarka në Angli në shekullin X). Me ndjeshmëri të thellë, teksti sjell në pah vuajtjet e fëmijëve të pafajshëm, humbjen e më të dashurve dhe rrënojat që lë pas dhuna. Në vargun e parë, Blunt përshkruan fëmijët me krahët e hapur dhe lotët në fytyrë, një pamje prekëse që përfaqëson brishtësinë e tyre dhe thirrjen për ndihmë. Varret e cekëta dhe baballarët e zhdukur përforcojnë këtë pamje të dhimbshme të luftës, ndërsa fraza “një komb i verbër ndaj turpit të vet” përçon indiferencën e atyre që duhet të mbajnë përgjegjësi (në këtë rast Serbisë). Refreni nxjerr në pah mungesën e guximit te njerëzit, ku në vend të tij mbizotëron vetëm trishtimi. Kjo sugjeron se lufta ka mpirë ndjeshmërinë e tyre dhe u ka bërë të humbasin aftësinë për të reaguar. Përsëritja e frazës “vetëm trishtim” e bën edhe më të dukshme peshën emocionale të situatës, duke na kujtuar se pas çdo statistike fshihet një njeri që përballet me traumën. Në vargun e dytë, dëshpërimi dhe shkatërrimi janë të pranishëm kudo – shtëpitë janë shkatërruar dhe kutërbimi i vdekjes ndihet në ajër. Një grua që vajton mishëron vuajtjen e atyre që kanë humbur gjithçka, ndërsa ndriçimi i qiellit nga predhat nënkupton që lufta dhe cikli i pafund i dhimbjes vazhdon. Pjesa kalimtare sjell në vëmendje mungesën e pyetjeve dhe llogaridhënies. Askush nuk pyet pse ndodhin këto mizori, ndërsa të moshuarit pranojnë fatin e tyre dhe gratë e vajzat vuajnë tmerrin. Kjo pasqyron shkatërrimin që lufta sjell ndër breza, duke mbjellë urrejtje dhe vuajtje të vazhdueshme. Në përgjithësi, kënga nxjerr në pah tragjedinë e thellë njerëzore që vjen nga konfliktet dhe thekson nevojën urgjente për ndryshim dhe më shumë ndjeshmëri ndaj atyre që vuajnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme