Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar një datë për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Në kryeqendrën evropiane thonë se takimi i radhës i nivelit të lartë do të thirret sa më shpejt që të krijohen kushtet, e një gjë të tillë e pohojnë edhe nga Qeveria e Kosovës. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon stopim të tërësishëm të dialogun në këto rrethana politike.
Zëdhënësi kryesor për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano në një përgjigje për KosovaPress, nuk i bën të ditura cilat tema do të trajtohen në takimin e radhës në Bruksel, por thotë se së shpejti do të caktohet data dhe agjenda.
“Dialogu, pas rifillimit të tij në korrik, po vazhdon dhe po avancon me takime në nivel ekspertësh dhe të nivelit më të lartë politik. Takimi i radhës i dialogut të nivelit të lartë do të thirret në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur, varësisht kur lejojnë kushtet. Kur bëhet fjalë për takime në nivel ekspertësh, ne do të shpallim datën dhe agjendën e takimit të ardhshëm kurdo që është situata e përshtatshme”, thotë ai.
E këshilltarja politike e kryeministrit Hoti, Antigona Baxhaku thotë se takimet e radhës në Bruksel po diktohen vetëm nga pandemia Covid 19, e jo nga ndonjë pengesë tjetër.
“Tani për tani nuk ka asnjë datë të propozuar për takimet e radhës, sepse gjithçka po diktohet nga situata me pandeminë C-19. Përndryshe grupet punuese janë duke i vazhduar përgatitjet për takimet e grupeve teknike, sapo të krijohen rrethanat. Nuk ka asnjë pengesë tjetër”, tha ajo.
Zgjidhja më e mirë për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është që vetëm pas zgjedhjeve të reja të rifillojë dialogu me Serbinë.
“Zgjidhja më e mirë në këto rrethana është që të stopohet ky dialog. Të kemi një qeveri e cila është e fortë, ka legjitimitet dhe buron drejtpërdrejtë nga vullneti i qytetarëve. Përndryshe qeveria Hoti nuk e ka as mundësitë, as numrat, as dijen e asgjë për të mbrojtur interesin e Kosovës në këtë proces”, thotë ai.
Ndërkaq, Allen Meta nga D4D thotë se dialogu duhet të rinisë, pasi asnjëra prej dy vendeve nuk e luksin të mbajnë konfliktin e ngrirë ndërmjet veti.
“Dialogu është zgjidhja më e mirë e problemeve. As Kosova, e as Serbia nuk e kanë luksin të mbajnë një konflikt të ngrirë ndërmjet veti. Për të mirën e qytetarëve ,e po ashtu për të ardhmen e dy vendeve brenda BE-së është shumë i rëndësishëm”, thotë ai.
Takimi në muajin shtator ka qenë i fundit ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Fillimisht u shpërfaqën dallimet për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, e së fundi me arrestimin e ish krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale pati kërkesa që të pezullohet dialogu edhe nga vet partnerët e koalicionit qeverisës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri