Sektori i hotelerisë dhe turizmit kanë pasur dëmtim të resurseve deri në 90 përqind për shkak të pandemisë me coronavirus dhe institucionet e Kosovës kanë bërë shumë pak për t’u dalë atyre në ndihmë.
Vetëm tre milionë euro iu ofruan këtyre sektorëve, të cilët përfshijnë 20 mijë biznese, që i bie diku 130 euro mbështetje financiare për biznes.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, tha për KP se gjatë pandemisë kanë pësuar humbje të mëdha dhe shuma e ndarë buxhetore për këtë sektor në pakon e rimëkëmbjes ka qenë shumë e vogël.
Ai tha se në pakon e re të rimëkëmbjes kanë kërkuar të mos u ndahen mjete buxhetore, por të zhvillohet turizmi në Kosovë, gjë e cila do të ndikonte që të kenë në shumë përfitime për bizneset.
“Ne si Union i Turizmit të Kosovës kemi kuptuar që diku kemi vlera 90% sektorë të cilët janë dëmtuar. Sektori i akomodimit, ai i hotelerisë ka një dëmtim gati 90 përqind, pastaj pjesa e guidave turistike, të cilat nuk kanë punuar fare dhe faktikisht nuk janë mbështet nga institucionet, jo vetëm por i gjithë sektori i agjencioneve turistike. Këta operatorë, sektori i agjencioneve transportuese dhe sektori i gastronomisë që sadopak ka punuar edhe pse ka pasur kufizime të jashtëzakonshme… Në pakon për rimëkëmbje të sektorit, sektorit të turizmit iu ka ofruar tre milionë euro, një mbështetje ku janë përfshirë diku rreth 20 mijë biznese që kanë qenë edhe pjesa e sallave të dasmave, pjesa e pishinave dhe e përpjesëtojmë atë, i ka ra diku rreth 120-130 euro për çdo biznes që t’ia japim dhe ka qenë e papranueshme nga ana jonë”, tha Hoti.
Në pakon e re të rimëkëmbjes që po hartohet nga Qeveria, UTK në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësise (MINT) kanë propozuar që të mos ndahen mjete buxhetore për bizneset e këtyre sektorëve, por të investohen në zhvillimin e turizmit dhe sjelljen e turistëve në vendin tonë.
“Është duke u punuar për një pako për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit. Ministria dhe qeveria janë duke e hartuar dhe UTK me kërkesë dhe në bashkëpunim me MINT dhe me rekomandim të vetë ministres Rozeta Hajdarit ne kemi përpiluar një dokument prej 20 faqesh, ku kemi dhënë rekomandimet tona se si të zhvillohet ky sektor dhe çka duhet bërë dhe sa do të kushtojë kjo fazë e kësaj rimëkëmbjeje. Nuk kemi kërkuar dhe nuk kemi shkuar tek ajo që të kërkojmë t’u japim mjete buxhetore, pra para t’u japin bizneseve, por që të shikojmë një alternativë tjetër që është shumë e mirë, dhe të kontribuojmë për zhvillimin e turizmit dhe sjelljen e turistëve në Kosovë”, tha Hoti.
Ndërkohë që ishte thënë se do të bëhej e ditur edhe data se kur do të lejohej hapja e sallave për dasma, Hoti thotë se ende nuk ka një datë konkrete për hapjen e këtij sektori dhe për fillimin e këtij sezoni.
“Ne jemi pjesë e ekipit punues në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe manualet i kemi dërguar te Ministria e Shëndetësisë dhe aty ata janë duke i analizuar, duke i shqyrtuar. Besoj dhe uroj që do të bëhet më e mira e mundshme që ky sektor të hapet në përgjithësi, edhe sektori i dasmave për shkak se janë shumë biznese dhe kanë ndikim shumë të madh, por edhe njëherë po e potencoj mbi të gjitha është mbrojtja e shëndetit”, tha Hoti.
Ndryshe, sektori i turizmit është ndikuar rënd në kohën e pandemisë COVID-19, me një rënie të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë rreth 70 për qind dhe rënie të të hyrave nga ky sektor mbi 90 përqind. Sektori i guidave është sektori më i prekur me 82. 71 përqind në pandemi, pasuar nga sektori i akomodimit me 74.84 për qind, pastaj sektori i transportit ajror dhe rrugor me 71.26 përqind.
Sektori i agjencive turistike po ashtu ka shënuar rënie 66 për qind dhe gastronomia 55.53 përqind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/a192b60c-3e2e-476b-86b6-e8c8bbfd769d-780x439.jpg)
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim