Situata e refugjatëve na Idomeni të Greqisë është përkeqësuar pasi që 600 deri 700 prej tyre janë nisur drejt Maqedonisë, në tentim për të kaluar ilegalisht kufirin maqedono - grek, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Burime nga MPB kanë konfirmuar për agjencinë ''META'' se një pjesë e tyre tashma kanë hyrë në territorin e Maqedonisë, në fshatin Moin, ku janë rreshtuar një numër i madh forcash policore dhe ushtarake të Maqedonisë, në tentimin për t'i ndalur refugjatët të futen në territorin e Maqedonisë.


Në lidhje me zhvillimet e fundit në kufirin maqedono-grek, raportime janë bërë edhe nga rrjeti britanik ''BBC'', të cilët thonë se një numër i madh refugjatësh lëvizin nëpër lumenj për të kaluar kufirin maqedono-grek, ndërkaq herët në mëngjes, në lumin e Thatë janë mbytur tre migrantë afganë, një femër dhe dy meshkuj./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Tragjedi në Gjevgjeli, mbyten tre refugjatë