Policia gjermane ka përdorur topa uji për të shpërndarë turmën e protestuesve, që kishin dalë nëpër rrugë për të demonstruar kundër masave anti-epdemike në qytetin e Frankfurtit, raporton Reuters.

Pas intervenimit të policisë masa është shpërndarë, e protestuesit sipas policisë nuk kanë respektuar masat mbrojtëse siç është bartja e maskave dhe ruajtja e distancës fizike, transmeton Telegrafi.


Në rrugët e Frankfurtit kishin dalë rreth 600 qytetarët nga lëvizja “Kverdenker”, që janë kundër masave të pandemisë që janë vënë nga qeveria gjermane.

2 19

Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se masa është shpërndarë pasi pjesëtarët e policisë intervenuan, kur e panë se protestuesit nuk bartnin maska dhe nuk respektonin distancën fizike.

Në anën tjetër zyrtarët e lartë gjermane pretendojnë se ekzistojnë gjasa të vogla që të zbuten masat, që janë vënë në fillim të këtij muaji.

3 14

Autoritetet gjermane kanë mbyllur restorantet, derisa shkollat dhe dyqanet lejohen të punojnë. E Ministri i Shëndetësisë, Jens Span, ka thënë se para qytetarëve të Gjermanisë janë javët e vështira, ku sipas tij mund të ndodhë të jenë edhe muaj.

4 12

Ai është shprehur i bindur se nevojitet një kohë e gjatë kohore të kalojë, që të zvogëlohet numri i rasteve me coronavirus. Në anën tjetër në Gjermani sot janë konfirmuar 22.461 raste të reja me COVID-19, ku numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 775.556. /Telegrafi/