Situata e motit në Shqipëri, reshje bore dhe bllokim rrugësh, ende prezencë uji në Shkodër

Gjatë ditës së diel në Shqipëri temperaturat kanë pësuar rënie deri në minus 15 gradë celcius.
Vlera më e ulët në fjalë është regjistruar në qarkun e Korçës, ku të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
Temperaturat e ulëta dhe rënia e dëborës ka sjellë probleme në qarkun e Shkodrës, ku sipas informacioneve nga Prefektura, po punohet nga mjetet e ushtrisë për zhbllokimin e aksit rrugor Bogë-QafëThore.
Në aksin Tamarë-Vermosh rruga është e kalueshme me zinxhirë, pasi ka akull dhe trashësia e deborës shkon deri në një metër.
Ndërkohë ka akoma prezencë uji në disa rrugë të Velipojës, Shirq, Darragjat, Mjedë, Bushat, Mali i Jushit etj. Temperatura të uleta jane shenuar edhe ne qarkun e Vlores, por pa sjelle probleme ne qarkullimin rrugor.
Nga
Telegrafi
17/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































