LAJMI I FUNDIT:

Sir Alex Ferguson u hodh nga gëzimi si fëmijë i vogël, investimi marramendës po i shpërblehet

Sir Alex Ferguson u hodh nga gëzimi si fëmijë i vogël, investimi marramendës po i shpërblehet

Trajneri legjendar i futbollit, Sir Alex Ferguson kërceu nga gëzimi si fëmijë i vogël gjatë garave të kuajve në Cheltenham, ku mori pjesë kali i tij i blerë së fundmi.

Në janar të këtij viti, Ferguson ndau plotë 740 mijë euro për një kalë të quajtur Caldëell Potter dhe investimi i tij tashmë është shlyer.

Të enjten, kali i tij mori pjesë në garën prestigjioze në Cheltenham dhe shkaktoi një surprizë të madhe duke fituar, megjithëse shanset për triumfin e tij ishin shumë të vogla.


Sir Alex Ferguson bën një blerje rekord, pavarësisht se pranoi se gruaja e ndjerë Cathy do të ishte 'çmendur'
Lexo po ashtu Sir Alex Ferguson bën një blerje rekord, pavarësisht se pranoi se gruaja e ndjerë Cathy do të ishte 'çmendur'

Një video u shfaq shpejt në rrjetet sociale që tregonte Ferguson duke kërcyer nga gëzimi përgjatë gardhit dhe The Sun shkruan se ai u qetësua shpejt për shkak të një dëmtimi që pësoi një muaj më parë gjatë një feste të ngjashme.

Ai theu një brinjë ndërsa përqafonte njerëzit përreth tij duke festuar fitoren e madhe të kalit të tij në Arabinë Saudite.

Fitorja e Caldëell Potter në Arabi i solli atij një milion euro të pabesueshme dhe triumfi i djeshëm në Cheltenham plotësoi xhepin e tij me 50 mijë euro tjera.

Në garat në Cheltenham mori pjesë edhe një trajner tjetër i famshëm anglez, Harry Redknapp. Kali i tij humbi garën pas një përfundimi me ‘foto-finish’, ku përfundoi i dyti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Kalo në kategori