Sir Alex Ferguson i dhuroi ish-yllit të Man United 100 mijë euro për t’u pensionuar menjëherë

Sir Alex Ferguson para shumë kohësh i kishte ofruar një ish-lojtari të Manchester United 100 mijë euro për t’u pensionuar menjëherë, kur lojtari kishte qenë vetëm 29-vjeçar. Ferguson kishte shijuar një aventurë legjendare tek Man United, duke u shpallur kampion i ligës plotë 13 herë. Ai ka drejtuar disa prej lojtarëve më të mirë në botë duke përfshirë Eric Cantona, Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney. 92-vjeçari madje njihej edhe si një ‘figurë babai’ dhe kishte dalë në mbrojtje të lojtarëve të tij në plotë raste. Fergson madje i kishte ofruar Paul McGrath plotë 100 mijë euro për të ndaluar së luajturi futboll për shkak të varësisë së tij ndaj alkoolit.

Gjatë asaj kohe, McGrath kishte refuzuar ofertën e Fergusonit pasi ai kishte besimin se mund të jap edhe më shumë si lojtar. McGrath eventualisht u largua nga Unitedi në drejtim të Aston Villës, atje ku kishte marrë nofkën ‘Zot’./Telegrafi/




















































