Sipas një studimi rajonal të bërë kohët e fundit nga Visa si pjesë e fushatës “Në përputhje me të ardhmen dixhitale”, në Shqipëri rreth 60 për qind e njerëzve që kanë një kartë, blejnë produkte dhe shërbime përmes internetit, ku 74 për qind e tyre bëjnë blerje në internet disa herë në muaj, 19 për qind disa herë në vit, ndërsa 7 për qind blejnë në internet disa herë në javë.
Sipas sondazhit, njerëzit që bëjnë blerje në internet nxjerrin në pah disa arsye kryesore, si kursimi i kohës, siguria, shpejtësia, kursimi i parave dhe komoditeti, një përzgjedhje e gjerë e produkteve dhe fakti që brenda një kohe të shkurtër mund të gjesh dhe krahasosh oferta të ndryshme.
Më shumë se dy të tretat, deklaruan se “dërgesat falas” do t’i inkurajonte të blinin në të ardhmen më shumë në internet, ndërsa 65 për qind e të anketuarve deklarojnë se çmimet më të ulëta janë një tjetër avantazh. 49 përqind e tyre pohojnë se uljet gjithashtu janë një tjetër arsye.
Disa produkte mund të gjenden vetëm në internet, e në të njëjtën kohë blerjet online ofrojnë një zgjedhje më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve. Faqet vendase ose të huaja të cilat lidhin konsumatorët me shitësit janë të përshtatshme, ashtu siç është e përshtatshme edhe lehtësia e blerjes nga shtëpia ose nga ndonjë vend tjetër kudo që të jeni.
Rrobat dhe këpucët janë produktet që blihen kryesisht në internet (gati 80 për qind), 45 për qind e tyre paguajnë faturat e shërbimeve në internet, ndërsa gjysma e tyre blen pajisje shtëpiake të vogla, 39 për qind produkte kozmetikë dhe bukurie dhe 36 për qind pajisje teknike.
Dyqanet ushqimore me pakicë në internet, lojërat elektronike, programet kompjuterike si (software and hardware) dhe gomat e makinave janë kategoritë ku blerjet në internet mund të rriten në të ardhmen.
Të pyetur, nëse kanë bërë blerë mallra dhe shërbimet e lartpërmendura 6 muajt e fundit, të gjithë këto artikuj nuk e kalojnë 12 për qind. Rreth 93 për qind e të anketuarve më së shumti përdorin një smartphone për blerjet në internet, 40 për qind e tyre përdorin një laptop dhe 27 për qind përdorin kompjuter.
Nga ana tjetër, pothuajse një në tre qytetar që preferon mënyrat tradicionale të të bërit pazar pohon se ai ose ajo nuk është mësuar të paguajë në internet, si dhe kjo formë e blerjeve i pengon ata nga të provuarit të rrobave dhe këpucëve apo 33 për qind.
Rreth 66 për qind e të anketuarve ende i konsiderojnë blerjet me para në dorë si një nga zgjidhjet më të mira, megjithatë, gati gjysma theksojnë se çmimet më të ulëta do t’i motivonin ata të blinin online në të ardhmen. Për më tepër, ata theksojnë se do të ishin më të interesuar për këtë lloj blerjeje nëse do të ishin më të sigurt në cilësinë e produktit që u dërgohet atyre dhe nëse procesi i blerjes së produktit në vetvete do të më i thjeshtë.
Gjatë karantinës, një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve u “familjarizuan” me e-commerce, pasi blerja në internet u duk se ishte mënyra e vetme e sigurt për blerjen e produkteve.
COVID-19 përshpejtoi një zhvendosje botërore drejt dixhitalizimit dhe blerësit nga Shqipëria po ndjekin trendin, duke përqafuar një mentalitet digjital ku presin të gjejnë dhe blejnë produkte në një mënyrë më të shpejtë dhe të sigurt.
Në përgjigje të këtyre ndryshimeve, Visa prezantoi “Visa Secure”, një standard i ri i pagesave “pa kontakt” dhe një eksperiencë online të përmirësuar. Visa Secure përdor standardin më të fundit të sigurisë EMV 3-D (3DS), një zgjidhje autentike e pranuar globalisht, dizanjuar për t’i bërë transaksionet eCommerce më të sigurta në kohë reale.
“Duke përdorur këto standarde të reja dixhitale për pagesat në internet, Visa është krijuar posaçërisht për t’a bërë përvojën e ‘online shopping’ aq të thjeshtë dhe të arritshme, sa edhe blerjet në dyqanet tuaj të preferuar vendase”, tha Vladimir Djordjeviq, menaxher i VISA për shtetet e e Evropës Jug-Lindore.
Kur bëhet fjalë për vendet e rajonit, rezultatet më të mira për sa i përket tregtisë elektronike janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ku rreth 90 për qind e të anketuarve blejnë në internet. Në Serbi, interesi për dyqanet në internet është në rritje, pasi 70 për qind e të anketuarve priren drejt kësaj forme blerje, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë është 56 për qind dhe në Mal të Zi një në dy persona.
Visa është e përkushtuar të mbështesë ekonomitë e prekura nga pandemia dhe dëshiron të përdorë ekspertizën e saj, analizën e të dhënave dhe produktet për t'i rimëkëmbur sa më shpejt të jetë e mundur.
Në periudhën e ardhshme, lideri botëror në pagesat digjitale do të paraqesë rezultatet e gjithë sondazhit rajonal, në mënyrë që të njohë publikun me risitë në zakonet e konsumatorit, që në këtë mënyrë të ndihmojë qeveritë dhe kompanitë në marrjen e vendimeve të rëndësishme.
Sondazhi u krye në maj, me një kampion prej 500 përdoruesish të kartave në vendet e rajonit, nga 18 deri në 55 vjeç.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBajrami për subvencionet e Qeverisë Kurti: Prej 233 milionë euro, vetëm 58.6 milionë e dimë se ku kanë shkuar
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Vetëm edhe 48 orë në zbritjet e jashtëzakonshme të Fivestar Fitness!
Bitcoin arrin vlerën historike - shkon mbi 93 mijë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit