Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë: Të anulohet urdhëresa që infermieri ta thërras mjekun, ai duhet të jetë në repart
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka kërkuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitare që t’i anulojë disa urdhëresa, ndër të cilat edhe Urdhëresën e cila e obligon infermierin që ta ftojë mjekun në “rast nevoje”, pasi sikurse infermieri, po ashtu edhe mjeku janë subjekte që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale.
Në reagimin e Sindikatës thuhet se duke e respektuar kohën e fazës së tranzicionit dhe të akomodimit të menaxhmentit të ri të SHSKUK/QKUK, kërkojnë që deri të premten kur do të jetë takimi i radhës së Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, këto urdhëresa të shfuqizohen.
Më tej thuhet se në rast të injorimit dhe mos-reflektimit do të marrim vendimin për masa dhe veprime sindikale, të cilat nuk përjashtojnë protestat dhe grevat.
Lexoni të plotë reagimin e Sindikatës:
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së me qëllim të ruajtjes së paqes sociale, me qëllim të ruajtjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe evitimit të masave sindikale fton publikisht SHSKUK/QKUK-në që t’i anuloj urdhëresat si në vijim :
Urdhëresën që infermieri të shkruhet në hyrje/dalje nga dhoma e pacientit, duke e konsideruar si urdhëresë diskriminuese dhe përdorim të standardit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese,
Urdhëresa që infermierët të bëjnë evidentimin e frekuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e konsideruar urdhëresë e cila nuk bënë pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit,
Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompensohen për këtë detyrë,
Urdhëresën e cila e obligon infermierin që ta ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, po ashtu edhe mjeku janë subjekte që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët dhe infermierët e tyre kujdestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa.
Duke e respektuar kohën e fazës së tranzicionit dhe të akomodimit të menaxhmentit të ri të SHSKUK/QKUK, kërkojmë që deri ditën e Premte, datë 30/09/2022, ditë kur do kemi takimin e radhë së Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, këto urdhëresa të shfuqizohen, ndërsa në rast të injorimit dhe mosreflektimit, do marrim vendimin për masa dhe veprime sindikale, të cilat nuk përjashtojnë protestat dhe grevat. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit