LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e PK-së: Zyrtarët policorë në Gjakovë dhe ata në rastin e shtetasve turq zbatuan ligjet në fuqi

Sindikata e PK-së: Zyrtarët policorë në Gjakovë dhe ata në rastin e shtetasve turq zbatuan ligjet në fuqi

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh indinjatën dhe shqetësimin e gjithë anëtarësisë dhe të punonjësve të Policisë së Kosovës që i përfaqëson lidhur me siç thotë situatën e krijuar kohëve të fundit përkitazi me prezantimin dhe linçimin përmes një numri të mediave të shkruara dhe atyre elektronike ndaj një numri të zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës lidhur me rastin e suspendimit të eprorëve dhe zyrtarëve policor në Gjakovë, si dhe rasti i trajtimit të zyrtarëve policor të angazhuar në rastin e deportimit të 6 shtetasve turq më 29.03.2018 nga Kosova.

Sindikata e PK-së thotë se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre edhe në këto raste, sikur veprojnë edhe në të gjitha rastet e tjera gjatë zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të tyre, me përpikëri i kryejnë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në harmoni me dispozitat ligjore qe janë në fuqi duke i shërbyer vendit me dinjitet dhe profesionalizëm.

“Është brengosëse se si ata pa fajin e tyre prezantohen dhe linçohen pa bazë edhe pse ende nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat e hetimit lidhur me këto raste. Në këto raste zyrtaret policor kanë zbatuar procedurat e parapara me dispozitat ligjore, Ligjit për Policinë, Ligjit për të Huajt dhe ligjeve tjera në fuqi, procedurat e parapara dhe asgjë tjetër”, theksohet në reagimin e sindikatës së Policisë së Kosovës.


Kjo sindikatë thotë se ‘Është e pajustifikueshme që gati pas një viti të rastit të ndodhur në Gjakovë të suspendohen epror dhe zyrtar policor të këtij stacioni’.

Sipas tyre, këta zyrtar duhet të kthehen në vendet e tyre të punës, ndërsa procedurat në organe kompetente të vazhdojnë.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka theksuar se mbështet të gjitha veprimet e Policisë së Kosovës që janë të bazuara në ligjet në fuqi dhe kryerjen detyrave me dinjitet dhe profesionalizëm.

“Nëse vazhdon një përbuzje dhe trajtim i tillë i këtyre pjesëtarëve nga kushdo qoftë, sindikata do të shfrytëzoj të gjitha mjetet sindikale që ka në dispozicion për tu dal në mbrojtje. Sindikata kërkon nga institucionet e vendit të kryejnë obligimet e tyre karshi obligimeve që kanë ndaj këtij shërbimi.”, thekson sindikata e PK-së. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Kalo në kategori