LAJMI I FUNDIT:

Simovski: S’do ketë manipulime në regjistrimin e popullsisë

Simovski: S’do ketë manipulime në regjistrimin e popullsisë

Drejtori i Entit Shtetërorë të Statistikave Apostoll Simovski, tha se regjistrimi provë i popullsisë po shkon më mirë se që ka menduar dhe se deri tani nuk janë regjistruar probleme teknike. Sipas tij, ndryshimet ligjore paraprake pamundësojnë ndikimin politik në regjistrimin e popullsisë si dhe manipulimet me numra.

Në lidhje me reagimet e opozitës, përkatësisht OBRM-PDUKM-së, Simovski në Emisionin 200 që do të transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat, tha se duke shpjeguar të gjitha detajet e mënyrës së regjistrimit, do të bind opozitën se regjistrimi nuk është i manipulueshëm e as i dëmshëm. Nga ekipet në terren, është thënë se popullata është mjaftë bashkëpunuese në regjistrimin testues dhe se qytetarët nuk hezitojnë të ndajnë informata që kërkohet.

“Edhe tani jemi të gatshëm të debatojmë me Parlamentin, që të shpjegojmë fillimisht edhe para çdo gjëje, ja edhe para debatit të komisionit edhe para debatit kryesorë të shpjegojmë se me të vërtetë, deri në më të voglin detal do të respektohen të gjitha standardet që janë të shkruara në ligj. Popullata është mjaftë bashkëpunuese në terren dhe nuk heziton të ndajnë informatat. Kam dashur që të kemi probleme që të shohim se ku janë mangësitë, por deri tani në regjistrimin testues nuk kemi hasur në asnjë problem”, deklaroi Apostoll Simoski – Drejtor i Entit Shtetëror për Statistika./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori