LAJMI I FUNDIT:

Simone pas kualifikimit: Nuk ishte koha për të kërkuar, por për të dhënë

Simone pas kualifikimit: Nuk ishte koha për të kërkuar, por për të dhënë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është shumë i lumtur që skuadra e tij ka kaluar në çerekfinale pas fitores ndaj Interit me penallti.

Atletico arriti ta zhvlerësoj humbjen 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Interit, pasi në shtëpi fitoi me rezultat 2-1, ndërsa ishin më të saktë në penallti duke siguruar kalimin në çerekfinale.

Kjo fitore e ka gëzuar jashtë mase trajnerin argjentinas, Simeone, i cili ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen dhe tifozët gjithashtu për mbështetjen.


Inzaghi: Humbja e lëndon Interin, e kishim në dorë kualifikimin
Lexo po ashtu Inzaghi: Humbja e lëndon Interin, e kishim në dorë kualifikimin

“Jam i lumtur për lojtarët, për njerëzit. Pas lojës së keqe në Cadiz thashë se nuk mund të kërkonim asgjë, duhej të jepnim në vend që të kërkonim dhe sot djelmoshat ishin shumë të mrekullueshëm. Më bën shumë të lumtur mua dhe gjithë të tjerët”, ka thënë fillimisht Simeone pas ndeshjes.

“Është emocionuese, jam mirënjohës për gjithçka që po më ndodh në Atletico. Ne vazhdojmë të duam të përmirësohemi, njerëzit tanë na shoqërojnë, lojtarët përfundojnë duke reaguar përtej nevojës për të përmirësuar disa gjëra, por ka diçka që shkon përtej iluzionit. Të gjithë duhet të jemi bashkë dhe kjo energji u ndje”.

“Interi janë shumë të mirë, ata luajnë në mënyrë të pabesueshme. Ata kanë lojtarë shumë të mirë. Sot Axel, Savic dhe Mario luajtën shumë mirë, një lojë të shkëlqyer. Ne eliminuam një nga më të mirët në Evropë dhe loja ishte emocionuese”, përfundoi trajneri i Atleticos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori