Simon Cowell javë më parë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u aksidentua me biçikletën e tij elektrike.

Por duket se 61-vjeçari nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi është parë duke provuar sporte ekstreme, shkruan Daily Mail.


Gjatë ditës së djeshme (e premte) Simon u pa në Barbados me djalin e tij, ndërsa shijonin dallgët e ujit me motor uji.

37038006 9070215 Safety first Simon made sure to protect himself and Eric during  m 11 1608371891602

Duke mbajtur që të dy mbrojtëse, juria e “X Factor” u pa duke mbajtur edhe syze dielli.

Ai përndryshe kohëve të fundit ka qenë duke shijuar kohën e tij me familje, pasi mori pushim nga aksidenti që pati.

37038008 9070215 image a 2 1608371737003

Theksojmë se Simon po tenton edhe të padis kompaninë ku bleu biçikletën, dhe pritet të fitojë 10 milionë dollarë.

Kjo vjen pasi ai gati sa u paralizua nga rrëshqitja nga makineria, e cila mund të arrijë deri në 60 km/h. /Telegrafi/

37038004 9070215 image m 20 1608372939591