LAJMI I FUNDIT:

Sikur mos të ndodhte asgjë, një klient hante i qetë derisa afër tij nisën të përleshen

Sikur mos të ndodhte asgjë, një klient hante i qetë derisa afër tij nisën të përleshen

Në një lokal të ushqimeve të shpejta në Portsmouth të Anglisë, klientët kanë pasur mosmarrëveshje me stafin dhe nisën të përleshen shumë ashpër, teksa një klient qëndroi indiferent duke bërë më pas sensacion në internet.

Derisa të dy grupet ishin duke u përleshur, klienti hante i qetë ushqimin e tij sikur të mos ndodhte asgjë dhe pa bërë asnjë lëvizje, vetëm i shikonte me habi, transmeton Telegrafi.

“Kjo është sjellja që duhet të kemi këtë vit, t’i lëmë pas të gjitha gjërat që nuk na pëlqejnë edhe nëse na ndodhin para syve”, ishte një prej komenteve të shumta lidhur me sjelljen e klientit.


Mënyra se si qëndronte në tavolinë, me telefonin në duar, është pëlqyer shumë, por ka pasur edhe reagime se ai është dashur të ndihmonte në ndarjen e tyre.

Forcat e rendit, kanë thënë se përleshja ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ndërsa po bëhen hetime për personat e përfshirë. /Telegrafi/