Sienna Miller e tradhtuar nga i dashuri

33-vjeçari Balthazar Getty, yll i filmit “Brothers and Sisters” është ndarë nga Miller për t’u ribashkuar me ish bashkëshorten dhe vajzën Grace.
Të tre kanë udhëtuar drejt Disneyland për të festuar ditëlindjen e së bijës dhe aktori ka lejuar fotografët të kapin me aparate momentet e lumtura që po kalon në gjirin e familjes.
Që nga muaji maj i vitit 2008, kur Balthazar nisi historinë me Miller, mediat e akuzonin aktoren si një “shkatërruese familjesh”.
Por mesa duket historia e tyre nuk ka zgjatur më shumë se një vit, pasi 33-vjeçari ka ndier mungesën e familjes edhe pse të dyja palët konfirmojnë se tashmë kanë ngelur miq të mirë.
Nga
Telegrafi
27/05/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































