LAJMI I FUNDIT:

Si t’ia bëj që periodat të më vijnë më shpejt?

Si t’ia bëj që periodat të më vijnë më shpejt?

Periodat janë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm, por të gjitha jemi dakord që ndonjëherë ato vijnë në kohën, vendin dhe mënyrën më të papërshtatshme

Jo vetëm që kanë bërë lëmsh kalendarin tënd të menstruacioneve, por shpesh prishin plane udhëtimesh.


Kush i do dhimbjet e barkut gjatë një fundjave me të dashurin?! Askush.

Por nëse nuk e dinit, ne mund të bëjmë diçka për t’i patur në kontroll periodat dhe në rastin në fjalë, t’i sjellim ato më shpejt.

1. Kontraceptivët!

Nëse po pini kontraceptivë apo keni marrë së fundmi pilulën e emergjencës, mund t’i manipuloni periodat. Pilula e emergjencës përshembull përshpejton ardhjen e periodave, po kujdes! Informohuni rreth efekteve anësore!

2. Bëni seks!

Gjatë aktit, stimulimi i vagjinës përshpejton ardhjen e tyre. Vagjina është e relaksuar dhe hemorragjia do të çlirohet edhe më shpejt. Pra një orgazmë, s’ju prish punë apo jo?

3. Puno me stresin!

E dimë që është e thjesht të thuhet, por nëse e doni shumë atë fundjavën, qetësohuni. Bëni joga, ose meditoni, por kurrsesi mendime negative në tru.

4. Ushtrohuni!

Lëvizja e shpejtë e trupit përshpejton ardhjen e periodave dhe njëkohësisht çliron stresin.

5. Pini shumë lëngje frutash!

Një lëng portokalli apo lëngu i jetës do t’ ju ndihmojnë të “shpëtoni”. Falë aftësisë që ato kanë për të rritur temperaturën e trupit, cikli vjen më shpejt nga ç’e prisnit. /Telegrafi/