Prej disa kohësh, trendi i famshëm i xhinseve është rikthyer! Xhinset e gjera në fund janë pantallonat që na duhen të gjithave pa asnjë përjashtim

Mund t'i veshim kudo dhe kurdo dhe të ndihemi si Victoria Beckham!


Për të gjithë skeptikët e këtij stili xhinsesh, më poshtë vijnë disa ide kombinimi.

Përfshihuni komplet në energjinë e viteve '70-të

11 12

Xhinset e gjera në fund, mund t'i kombinoni fare lehtë si në foto. Një pakë këpucë me platformë, një këmishë, syze të mëdha dhe një shall me printe nga dollapi i mamit. Kaq!

Ose: qëndro minimale!

22 3

Një këmishë e bardhë dhe një palë xhinse si këto do të të shpëtonin në çfarëdo lloj ore apo takimi.

Luaj me volumin dhe printet

33 3

Për ta bërë veshjen të bie më shumë në sy, luani me volumin e pardesysë/palltos dhe printet e tij.

Kthejini xhinset në kostum!

44 2

Ka ndonjë arsye për të mos veshur xhins mbi xhins?!

Nëse doni të tregoni këpucët...

55 1

Xhinset e ndara në fund janë një prej trendeve të këtij viti dhe për më tepër ju lejojnë të tregoni gjithë stilin tuaj! /Telegrafi/